Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Superclasico” midis Boka dhe River luhet në Santiago Bernabeu!

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 14:46 | Futboll

Të dielën, më 9 dhjetor, ora 20:30 në Santiago Bernabeu të Madridit. Këto janë dita, ora dhe stadiumi kur do të luhet “Superclasico” ndërmjet River Plate dhe Boca Juniors.

Konfederata Amerikano Jugore vendosi që finalja e kthimit në Kupën Libertadores të zhvillohet në Spanjë. Ndeshja e fundjavës së kaluar u pezullua, për shkak të agresionit të tifozëve të Riverit, ndaj autobusit të ekipit të Bocas.

Tifozët e River sulmojnë autobusin e ekipit kundërshtar

Hedhja e gurëve dhe gazi lotsjellës shkaktuan lëndimin e dy futbollistëve, të cilët përfunduan në spital, ndërsa edhe pjesa tjetër e skuadrës pati mjaft probleme. Për atë ngjarje, klubi i Riverit u gjobit me 400 mijë euro.

Tifozeria e Boca Juniors

Sfida me rivalitetin më të madh në planet do të luhet në stadiumin e Realit të Madridit, ndërsa mes alternativave ishte folur që ndeshja të luhej në Asunsion të Paraguajit, Doha të Katarit, Belo Horizonte të Brazilit apo Majemi në Shtetet e Bashkuara. Kjo bën që Madridi të presë dy finalet më të mëdha për klube në harkun e gjashtë muajve.

Pamje gjatë ndeshjes midis Boca dhe rivalëve të River

Arsyet përse u zgjodh Madridi janë të shumta.

Së pari Reali e vendosi stadiumin Santiago Bernabeu në dispozicion të “Super Clasico” pa pagesë. Më tej, sponsori gjeneral i Kupës Libertadores është spanjollja Banko Santander, dhe nuk duhet harruar komuniteti i madh argjentinas që jeton në Madrid dhe në të gjithë Spanjën.

Santiago Bernabeu, tempull i denjë për Super Clasico

Pas sfidës që do të përcaktojë fituesin e Kupës Libertadores, me ndeshjen e parë që përfundoi në barazim 2-2, më 1 qershor në Vanda Metropolitano, impianti i Atleticos së Madridit, do të luhet edhe finalja e Champions League, duke kthyer Madridin në kryeqytetin e futbollit botëror.

A2 CNN Livestream

Dita jonë