Mbipopullimi dhe festat, 600 të dënuar pritet të fitojnë lirinë – A2

Mbipopullimi dhe festat, 600 të dënuar pritet të fitojnë lirinë

Amnistia

Rreth 900 të dënuar, sipas kategorive të parashikuara në ligj, do të përfitojnë nga amnistia për shkak të mbipopullimit dhe festave të fundvitit.

Drafti është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

Më pas, do të jetë qeveria ajo që do të vendosë, përpara se projektligji të kalojë për miratim në Kuvend, i cili në seancën e fundit të dhjetorit duhet të votojë ligjin.

Pas miratimit në Kuvend, amnistia hyn në fuqi në janar të vitit të ardhshëm. Të dënuarit që do përfitojnë nga ligji, do lirohen menjëherë nga burgu.

Shkarkoni aplikacionin e A2