Homazhe për Bush, nga Trump te Clinton

Ish-presidentë dhe lider aktualë i bënë homazhe George H.W. Bush, i ndarë nga jeta të premten.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump tha përmes një deklarate se lidershipi i fortë dhe gjykimit i shëndoshë i Bush, kishte kontribuar për një përfundim paqësor të Luftës së Ftohtë.

Ish-presidenti, Barack Obama pohoi se Amerika kishte humbur një patriot dhe një shërbyes të përulur.

Edhe Bill Clinton rezervoi fjalë të ngrohta për paardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se do të ishte gjithnjë mirënjohës për çdo minutë të kaluar me të, dhe se e konsideronte miqësinë e tyre si dhuratën më të çmuar.

George P Bush i dedikoi gjyshit të tij një mesazh prekës në “Facebook”, ku vlerësoi kurajën, dhembshurinë dhe përkushtimin e ish liderit ndaj familjes dhe kombit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN