Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Jelekët e verdhë” bëjnë kërdinë në Francë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2018, 16:43 | Bota
“Jelekët e verdhë” bëjnë kërdinë

Policia dhe protestuesit u përleshën në Paris gjatë fundjavës së tretë të demonstratave nga “jelekët e verdhë” që shpërthyen për shkak të rritjes së çmimit të karburantit.

Agjentët lëshuan gaz lotsjellës pasi ndaj tyre u qëllua me bojë të verdhë. Të paktën 39 persona u arrestuan.

Disa prej manifestuesve mbanin dhe maska fytyre. Përleshjet e së shtunës filluan përpara demonstratës zyrtare që nisi në qendër të Parisit, pasi policia bllokoi zonën popullore turistike të Champs Elysees dhe kontrollonte personat që hynin në zonë.

Dyqane të ndryshme, banka dhe lokale kanë ulur qepenat në parapri të protestës. Ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner tha me anë të një statusi në “Twitter” se protestuesit paqësor ishin 200, ndërsa 1500 të tjerë anarkistë.

Presidenti Emmanuel Macron foli me një ton më miqësor më herët gjatë javës por tha se nuk do të braktisë taksën e tij ndaj karburantit. Ai nënvizoi se kjo është një pjesë kryesore e strategjisë për energjinë e së ardhmes për të luftuar ngrohjen globale. Por fjalimi i tij nuk ka bindur protestuesit, të cilët mendojnë se ai ka humbur kontaktin me njerëzit e zakonshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë