Kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Romë – A2

Kokainë në tullumbace, arrestohet shqiptari në Romë

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në një operacion të zhvilluar në periferi të Romës një ditë më parë.

Sipas mediave italiane, të cilat nuk e kanë bërë të ditur emrin e shqiptarit të vënë në pranga, kanë bërë të ditur se policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme prej 1 kilogram kokainë 90 përqind e pastër si edhe një sasi parash.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ra në gjurmët e policisë italiane, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para. Kokaina e pastër u zbulua gjatë kontrollit në shtëpi e paketuar në disa pako plastike të fshehura brenda disa tullumbaceve të futura në qese.

Shkarkoni aplikacionin e A2