Nis mes tensionesh samiti i G20, Trump nuk takon Putin

Liderët botërore po mblidhen në Argjentinë për samitin e G20-s, i cili këtë vit zhvillohet në sfondin e tensioneve për Ukrainën dhe luftën tregtare mes SHBA dhe Kinës.

Presidenti amerikan anuloi takimin me homologun rus, Vladimir Putin, në shenjë proteste ndaj konfiskimit të anijeve ukrainase nga ana e Moskës. 24 marinarë u arrestuan në incidentin e ndodhur në Detin e Zi, pranë gadishullit të aneksuar të Krimesë. Vendimin për të mos e takuar numrin një të Kremlinit, Trump e bëri të ditur në rrjetin social Twitter: Bazuar në faktin se anijet dhe marinarët rusë nuk janë rikthyer ne Ukrainë vendosa se do të ishte në të mirë të të gjitha palëve të anuloja takimin e planifikuar”.

Zëdhënësi i Putin, Dmitri Peskov tha se ndjenin keqardhje për vendimin. Megjithatë në reagimin e tij fillestar ndaj raportimeve për anulimin e takimit, Peskov u shpreh: “Nëse do të jetë kështu, presidenti do të ketë disa orë më shumë për të zhvilluar takime të dobishme si pjesë e samitit”, tha DmitriPeskov.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel fajëson Rusinë për krizën dhe tha se do të diskutojë për çështjen me Vladimir Putin. Gjithsesi mbërritja e Merkelit në samit u shty, si pasojë e defekteve teknike në avionin e saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2