Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Ping-pong” politik me banorët e “Astirit”!

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2018, 14:43 | Politikë
“Ping-pong” politik me banorët e “Astirit”!

Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar mirëmëngjesin virtual Ukë Çelkolajt, njërit prej banorëve të “Astirit”.

Duke e quajtur reflektim braktisjen e shtëpisë, numri një i qeverisë thotë se ky është shembulli i qytetarit, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar nga politika tek Unaza e Re.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/122993115284517/

Pra, duket sikur prishja e shtëpive te zona e “Astirit”, është kthyer në lodrën e radhës së politikës së ditës.

Edhe Erjon Veliaj nga Këshilli Bashkiak falenderoi Ukën dhe qytetarët e tjerë që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit.

“Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën, ata për prishjet e ne për kompensimin e sistemim”- u shpreh Veliaj.

Por për opozitën e gjithë kjo është një teatër.

Qytetarët që falenderoi Veliaj, pretendon PD, janë ish-policë bashkiakë, pjesë e show-ut të “Rilindjes”. E ndërkohë që loja luhet nën dhe mbi rrogozë, qytetarët e “Astirit” janë ata të cilët përballen me problemet e strehimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë