“Shkundet” Shqipëria, tërmet me magnitude 4.3 ballë

Shqipëria është zgjuar këtë mëngjes nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës rihter.

Tërmeti me thellësi 13 kilometra ishte me epiqendër në verilindje të Tepelenës.

Nga lëkundjet e tërmetit, raportohet për dëme te vogla materiale. Edhe mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate janë ndjerë lëkundje tërmeti në juglindje të vendit, me një magnitudë prej 3.5 ballësh të shkallës Rihter.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 23:35 minuta.

Shkarkoni aplikacionin e A2