Taksa për produktet serbe, Johannes Hahn në Kosovë

Johannes Hahn

Komsioneri për zgjerimin, Johannes Hahn do të vizitojë Kosovën në 3 dhjetor.

Fokusi kryesor i vizitës do të jetë vendimi i qeverisë së Kosovës për të rritur me 100 përqind tarifat ndaj produkteve serbe dhe të Bosnje Hercegovinës.

Sipas njoftimit të Komisionit Europian, komsioneri për zgjerimin do të përsërisë thirrjen e tij ndaj Kosovës për heqjen e taksave.

Ai pritet të theksojë nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Hahn do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e parlamentit Kadri Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe pjesëtarët e opozitës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN