Tërmet i fuqishëm godet Alaskën: asnjë viktimë, dëme të mëdha

Alaska u zgjua të shtunën e tronditur nga një termet i fortë, që ka goditur veriun e kryeqytetit Anchorage.

Tërmeti, i cilësuar me magnitudë 7.0, ka ndodhur në orën 8.28 lokale, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.

Një rrugë e dëmtuar nga tërmeti

Fatmirësisht nuk regjistrohen viktima, por bilanci është ende i përkohshëm nga më shumë se 140 lëkundjet e tjera që pasuan.

Vendndodhja e tërmetit

Afërsisht 10 mijë banorë gjenden pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur dhe temperaturat e ftohta dhe mungesa e dritës normale në këtë periudhë të vitit vështirësojnë ndihmat.

Dëmet në një studio televizive në Anchorage

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi nga Argjentina, ku ndodhet për mbledhjen e G20, se qeveria qendrore “nuk do të kursejë asnjë resurs” për t’i ardhur në ndihmë shtetit federal dhe banorëve të tronditur.

Shkarkoni aplikacionin e A2