Vdes ish-Presidenti amerikan George HW Bush

Ish-Presidenti amerikan George HW Bush është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare. Një zëdhënës i familjes njoftoi se George Bush, I vjetri, vdiq të premten, në 22:10 me orën lokale.

Presidenti 41-të I Shteteve te Bashkuara të Amerikës, mandati I tij u dominua politika e jashtme, rënia e komunizmit në Europën Lindore dhe pushtimi I Kuvajtit nga atëherë lideri irakian Sadam Husein. Për dekada të tëra, George Herbert Walker Bush shërbeu si një figurë e njohur në skenën ndërkombëtare, duke filluar nga roli i të dërguarit të SHBA në Pekin, pastaj për tetë vite si zëvendës president dhe më pas si President nga viti 1989 deri në 1993.

George H.W. Bush ishte veterani i fundit i Luftës së Dytë Botërore që shërbente si president. Ai luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe botës për të dalë nga Lufta e Ftohtë që zgjati katër dekada gjatë së cilës globi jetoi nën kërcënimin e një konflikti bërthamor. Ai pasoi në Zyrën Ovale një figurë madhore të politikës amerikane siç ishte Presidenti Ronald Regan, një rival i tij i dikurshëm.

Gjatë një periudhe të re që filloi më 20 janar 1989, Presidenti Bush u gjend në krye të superfuqisë së vetme të mbetur në botë. Muri i Berlinit ra; Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari; blloku komunist në Europën Lindore u shkatërrua; Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

Jeta e George H.W. Bush në foto

Diplomacia e tij e fuqishme pore përmbajtur ndihmoi që këto ngjarje të kalonin në paqe dhe harmoni në skenën botërore. Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtuar udhëheqësit të Serbisë Slobodan Milosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga serbët, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008. Në vitin 2012, Bush, njoftoi se vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet e tij fizike. Bashkëshortja e tij prej 73 vjetësh, Barbara Bush, vdiq më 17 prill të këtij viti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN