Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kastrioti, fitore shprese ndaj Flamurtarit, Laçi ngec ndaj Kamzës

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2018, 18:33 | Futboll
Kastrioti, fitore shprese ndaj Flamurtarit, Laçi ngec ndaj Kamzës

Flamurtari ka hedhur një hap të gabuar në javën e 15 të Kategorisë Superiore, duke u mposhtur 1-0 nga Kastrioti, për të cilin janë pikë shprese për mbijetesë, duke i lënë vendin e fundit tashmë Kamzës.

Edhe pse ndeshja është dominuar nga skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, kanë qenë të zotët e shtëpisë, të cilët dolën me 3 pikë nga takimi i luajtur në Fushë Krujë. Skuadrës së Kastriotit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Henri në minutën e 32 për të marrë pikët e plota nga një takim i vështirë.

Në minutat e mbetura, vlonjatët u treguan të pafuqishëm para portës kundërshtare për të gjetur të paktën golin e barazimit nga kjo ndeshje. Ndërsa në anën tjetër, Kastrioti pati disa mundësi të mira për të mbyllur takimin edhe më herët, kur doli rrezikshëm me anë të kundërsulmit. Megjithatë, goli i Henrit rezultoi i vetëm në këtë ndeshje. Në takimin tjetër dhe të fundit të javës së 15, Laçi dhe Kamza ndanë nga një pikë, duke mos arritur të shënojnë asnjë gol.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli