Kualifikueset e Euro 2020, e nisim me Turqinë në shtëpi

Rrugëtimi i Shqipërisë për në Euro 2020 dotë nis nga ndeshja me Turqinë. Përfaqësuesja kuqezi do të debutojë në këto eliminatore, në shtëpi në datën 22 mars të vitit të ardhshëm.

Tri ditë më pas, kombëtarja do të udhëtojë drejt Andorrës e më pas ndeshjet do të vijojnë në muajin qershor, në një tjetër transfertë, këtë herë ndaj Islandës.

Më 11 qershor, ndeshja Shqipëri-Moldavi pritet të luhet për herë të parë në impiantin e ri “Arena Kombëtare”. Në muajin shtator përballë do të jenë kampionët e botës, Franca, ndërkohë që në fundin e nëntorit faza eliminatore përfundon dhe do të mësohen emrat e dy kombëtareve të kualifikuara.

Kalendari i plotë i grupii H:
Ndeshja e parë, 22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi
Ndeshja e dytë, 25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e tretë, 8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi
Ndeshja e pestë, 7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri
Ndeshja e gjashtë, 10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë
Ndeshja e shtatë, 11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 14 Tetor 201: Moldavi-Shqipëri
Ndeshja e nëntë, 14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra
Ndeshja e dhjetë, 19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë

Shkarkoni aplikacionin e A2