Liverpul “mban gjallë” Premier Leaguen, Arsenal përmbys Tottenham

Ndeshjet e Premier League nuk sosin të dhurojnë spektakël dhe gola, edhe në sekondat e fundit.

Liverpuli i Jurgen Klopp gjen fitoren në sekondat e fundit të kohës shtesë, falë golit të sulmuesit belg Origi, i aftë në pozicionim pas një gafe të rëndë të portierit të Evertonit dhe Kombëtares angleze Pickford.

Ndërkohë, Chelsea e trajnerit italian Maurizio Sarri merr trepikëshin e synuar me të fundmen e klasifikimit, Fulham, në një ndeshje më të vështirë sesa mund të pritej.

Aubameyang protagonist në përmbysjen e Arsenalit ndaj Tottenham

Liverpuli në këtë mënyrë mban distancën me kryesuesit e Manchester City me vetëm dy pikë, duke shpëtuar në këtë mënyrë kampionatin nga një tjetër dominim të “Qytetarëve” të Mançesterit.

Tekniku Ranieri i ka dhënë shpirtin e tij luftarak ekipit modest nga Londra, por nuk mundi asgjë në “derbin italian”, pasi Pedro në fillim te ndeshjes dhe Loftus Check në mbyllje i mundësojnë londinezëve blu vendin e tretë në klasifikim.

Sarri fiton derbin italian me Claudio Ranierin

Një pikë më pas gjendet Arsenali, protagonist në ndeshjen më emocionuese të javës, në derbin më nobël të Londrës, ai me Tottenham.

Origi shpëton Liverpulin dhe… kampionatin

Ndeshja përfundoi 4-2 për Gunners, pas një seri emocionesh, ku Arsenali kaloi në avantazh me Aubameyang me penallti, dhe më pas Tottenhami barazoi dhe kaloi në avantazh me Dier dhe bomberin Kane, sërish me penallti.

Ndoshta i lodhur nga beteja në Champions me Interin, Tottenham bie në pjesën e dytë me Arsenalin që barazon sërish me Aubameyang , dhe triumfon përfundimisht me Lacazette dhe ish sampdorianin Torreira.

Barazimi me Manchester United nuk shpëtoi dot Mark Hughes nga shkarkimi

Java e Premier shënon edhe një shkarkim të bujshëm: është trajneri i Southampton Mark Hughes, pas barazimit 2-2 me gjigandët e Manchester United.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN