Banorët e “Astirit” solidarizohen me francezët: Kauza jonë është më e madhe

Me jelekë portokalli, për t’u solidarizuar me jelekët e verdhë në Francë, banorët e zonës së “Astirit” kanë vijuar ditën e 30-të të protestës të hënën në mbrëmje.

Banorët vijojnë t’u qëndrojnë kërkesave të tyre për mos lejim të shembjes së banesave si rrjedhojë e projektit të Unazës së Madhe. Sipas tyre, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk po vepron si duhet me ata banore që janë në proces legalizimi.

“Gjithmonë shqiptarët nuk kanë ditur të protestojnë dhe ne solidarizohemi tërësisht me popullin francez të cilët për një cent që u rrit çmimi i naftës ata janë ngritur dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Kauza jonë është shumë më e madhe, është për shtëpitë tona, për foletë e fëmijëve tanë”, thotë një protestuese.

“Kam shkuar tek ARRSH dhe aty nuk më kanë pritur fare. Kam hyrë si me dhunë për të marrë një shpjegim të saktë”, thotë një tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN