Humbi jetën për një karikues, nis gjykimi për vrasjen e Marvi Mihalit

Dhoma penale e gjykatës së Tiranës rihapi gjykimin për 4 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit.

Skena nga vrasja

Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e dy të pandehurve Dejvi dhe Eugen Bitraj për gjykim të shkurtuar dhe veçim të çështjes. Procesi rifillon me akuzën e vrasjes së kryer me paramendim pasi u ndërrua prokurorja që kishte dërguar në gjykatë të akuzuarit me akuzën për moskallëzim të krimit.

Majtas, viktima Marvi Mihali. Djathtas, autori i akuzuar për krimin, Eugen Bitraj

Dy prej të dyshuarve Kridens dhe Marsel Alla janë ende të lire dhe janë shpallur në kërkim. Atyre iu është ndryshuar masa e sigurisë dhe akuza nga hetim në gjendje të lirë në arrest me burg.

Prindërit e viktimës

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit Selman Stermasi. Debati për një kërkues përfundoi në konflikt fizik mes tij dhe të dyshuarve të cilët e qëlluan me thikë për vdekje

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN