Marrëveshja e Detit, Rama: Dialog me Greqinë, afër zgjidhjes

Një takim mes kryeministrave shqiptar dhe grek, pritet të ndodhë së shpejti. Në një intervistë për mediat greke, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se dialogu është intensiv dhe zgjidhja është afër.

“Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces dialogu shumë intensiv për shumë çështje që mbulojnë disa vite dhe të tjera që nuk janë paraqitur kurrë me vullnet të plotë, guxim dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme” deklaroi Rama.

Edi Rama dhe Alexis Tsipras

Referuar vrasjes së minoritarit Kacifas, kryeministri u shpreh se mes fqinjëve ka edhe incidente, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe se nuk ka urrejtje.

Negociatat për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull kanë nisur prej rreth 2 vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kufiri detar, tekstet shqip për shqiptarët që jetojnë në Greqi , çështja çame dhe toponimet në pasaporta, janë disa prej tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN