Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Modric është Topi i Artë, pas 10 vjetësh mbyllet epoka Ronaldo-Messi

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2018, 22:35 | Futboll

Fundi i një epoke. Luka Modriç fiton Topin e Artë 2018 dhe shënon mbylljen e dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët gjatë dhjetë viteve të fundit e kishin kthyer këtë trofe në garë dyshe ndërmjet tyre.

Pas votimit të 180 gazetarëve nga e gjithë bota, Modriç bëri të vetin çmimin prestigjioz individual, i cili jepet nga revista franceze “France Football”. Kroati u përzgjodh si më i miri i vitit, duke konfirmuar spekulimet që e shihnin fitues. Me 753 pikë, mesfushori i Realit të Madridit la pas vetes Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmann.

Me fitimin e Topit të Artë, Luka Modriç kompleton trofetë individualë të fituar pas këtij viti magjik, ku triumfoi në Champions League me Real Madrid dhe e udhëhoqi Kroacinë në finalen e Botërorit 2018. Fillimisht ai fitoi çmimin si “Lojtari më i Mirë” nga FIFA dhe më pas atë të “Futbollistit të vitit” nga UEFA. Mes vlerësimeve të tjera ishin edhe “Lojtari i Vitit” nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të futbollit, ndërsa u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi.

"Dekonspirimi" para zyrtarizimit 

Lajmi është zbuluar përpara zhvillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimit. Një foto e renditjes përfundimtare ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke i dhënë fund përpara kohe dilemave të fituesit të “Topit të Artë” 2018.

A2 CNN Livestream

Dita jonë