Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parlamenti miraton sot buxhetin e vitit 2019

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2018, 09:27 | Politikë
Parlamenti miraton sot buxhetin e vitit 2019

Drafti më i rëndësishëm i financave publike po diskutohet në seancë plenare vetëm në praninë e deputetëve të shumicës, pasi opozita e ka bojkotuar diskutimin e buxhetit në kuvend.

Të djathtët e kanë kundërshtuar ashpër draftin duke e konsideruar si shkatërrues për ekonominë e shqiptarëve, me kostot e shtuara të Partneritetit Publik-Privat dhe shpërdorimin e fondeve publike.

Në rendin e ditës nuk është përfshirë dekreti i presidentit për emërimin e Vitore Tushës në krye të kontrollit të lartë të shtetit. Po sot parlamenti pritet të miratojë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Maqedoninë dhe Serbinë. Ndërkohë projektligje të mbartura janë magjistratët dhe Kodi Rrugor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë