Rama: Mesazhi i buxhetit pozitiv, t’i japim hov turizmit

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij foli për përparësitë që ka ky buxhet dhe mesazhin që përcjell, duke thënë se rreth 15 brande të huaja janë në bisedime me qeverinë për të pasur filialet në Shqipëri, pasi në vendin tonë nuk ka asnjë hotel me 5 yje.

“Kemi arritur të bëjmë një paketë pozitive, që na ka vënë në avantazh në raport me të tjerët, pikërisht sepse kemi dhënë disa incentiva”, tha Rama. “T’i qëndrojmë këtyre, të jemi seriozë në raport me mesazhet që i japim investitorëve dhe në një moment të dytë, kur shpresojmë të kemi një gjeneratë të parë të hoteleve me pesë yje, Parlamenti mund ta diskutojë sërish dhe mund të marrë masa të tjera, por sot nuk mund të taksojmë asgjë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN