Sa vlen pasaporta e Kosovës? Pak a shumë sa ajo e Koresë së Veriut!

Që qytetarët e Kosovës janë nga më të diskriminuarit në Evropë, kjo dihet tashmë. Por që pasaporta e saj të vlej pak a shumë sa ajo e një vendi të izoluar nga bota si Korea e Veriut, kjo duket vërtetë e pakuptimtë.

E vërteta e hidhur del nga Passport Index, portali që tregon në kohë reale ndryshimet globale në ndryshimin e regjimit të vizave ndërmjet vendeve.

Po të klasifikoheshin vendet për të cilët nuk kërkohen gjithsesi viza, Kosova do të ishte akoma më e penalizuar, sepse vetëm 14 vende nga ata që nuk duan vizë paraprake nuk i kërkojnë kosovarëve të aplikojnë për vizë në kufi, dhe plot 150 ato që duan vizë paraprake.

Kosova në këtë klasifikim ka përpara plot 180 vende të botës, dhe pas mban vetëm 20 vende, mes tyre disa nga shtetet më të vështira për të udhëtuar për shkak të regjimit politik apo luftës, si Kongo, Libia, Palestina, Irani, Siria, Iraku dhe Afganistani.

Përtej disa vendeve afrikane dhe ishujve të Karaibeve dhe të Paqësorit, vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia trajtojnë pasaportën e Kosovës si atë të një shteti evropian.

Vizë e Kosovës

Në këtë klasifikim, Shqipëria ndodhet në vendin e 42, me 111 vende për të cilët nuk duhet vizë paraprake, dhe 87 për të cilët duhet vizë.

Klasifikimin e kryesojnë për herë të parë Emiratet Arabe të Bashkuar, që kaluan nga vendi i tretë në vendin e parë, duke shkëputur atë gjermane. Nënshtetasit e vendit arab mund të udhëtojnë paraprakisht me viza në 167 vende, dhe vetëm 31 prej tyre i kërkojnë “llogari” në kufi.

Klasifikimin e ndjekin vendet e Evropës së Veriut, Franca dhe Italia, kurse vendi i fundit në klasifikim është edhe një herë Afganistani, me vetëm 5 vende “mikpritëse”.

Shkarkoni aplikacionin e A2