Shpërthen Maradona, sulmon tifozët!

Legjenda e Argjentinës në futboll, Diego Maradona vazhdon të bëhet protagonist negativ në fushën e lojës. Ai është aktualisht trajner i skuadrës meksikane të Dorados, por së fundmi ka treguar edhe njëherë anën e tij më të keqe.

Skuadra që ai drejton humbi në finale ndaj Ascenso MX në kohë shtesë dhe Maradonën nuk e mbanin më nervat.

Argjentinasi shpërtheu fillimisht duke goditur një tifoz në tribunat e stadiumit, ndërsa më pas tentoi të sulmonte edhe një grup tifozësh të skuadrës kundërshtare, ku mes të cilëve kishte edhe gra e fëmijë, por është ndaluar nga forcat e sigurisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN