Shqiptarët e Zvicrës përballë Portugalisë, gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve

Janë përcaktuar ditën e sotme dy çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të parë të Ligës së Kombeve.

Anglia do të jetë përballë Holandës, ndërsa Zvicra e shqiptarëve do të ndeshet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos për një vend në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Holandës është vendosur të luhet më 6 qershor të vitit të ardhshëm në “Estádio D. Afonso Henriques” në Portugali, një stadium me një kapacitet prej 30 mijë vendesh.

Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet në “Estadio do Dragao” të Portos një ditë më pas. Ndërsa, finalja e cila do të përcaktojë edhe kampionin e edicionit të parë të Ligës së Kombeve do të zhvillohet mbrëmjen e së 9 qershorit e më herët gjatë ditës do të luhet edhe ndeshja që do të përcaktojë vendin e tretë dhe të katërt.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN