Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Superjahti 114 mln dollarë që nuk ka nevojë për karburant

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2018, 17:15 | Teknologji

Një superjaht, i cili parashikon të kapë një vlerë prej 114 milionë dollarësh është projektuar së fundmi dhe ajo që e bën të veçantë atë është fakti që nuk do të ketë nevojë për karburant pasi do të lëvizë me anë të turbinave të erës.

Ai mund të qëndrojë në det në përjetësi mjafton që të ketë ushqim të bollshëm për anëtarët e ekuipazhit dhe personat që ndodhen në bord.

Superjahti do të ketë përmasat gjigante prej 230 metrash gjatësi dhe 70 metra gjerësi. Ai mund të mbajë 26 persona, 14 prej të cilëve janë anëtarët e ekuipazhit.

Personi që e ka krijuar këtë jaht gjigant është Z. Ruhl, i cili jeton në Nice të Francës, i cili është shprehur: “Arsyeja e vetme për të cilën do të duhet të kthehesh në port është vetëm nëse ankorohesh për të shijuar detin edhe pse jahti ka edhe një pishinë”, u shpreh ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani