“Topi i Artë”, pas 10 vitesh jo më Messi apo Ronaldo

Nuk është më as Messi dhe as Ronaldo. “Topi i artë”, që akordohet tashmë çdo fundvit nga prestigjiozja “France Football” nuk do të shkojmë në duart e njërit prej tyre që në 10 vitet e fundit kishin vendosur hegjemoninë në fitimin e tij trofeu, 5 herë secili.

Sot, në Paris do të jenë tre emra të rinj që do të kandidojnë për të shkruar historinë. Antonie Griezmann, Kylian Mbappe dhe Luka Modric janë ngjitur në podium pas një liste të gjatë prej 30 futbollistësh të cilët kanë lënë gjurmë këtë vit.

Të gjithë sytë janë nga kroati, Luca Modric i cili më herët është shpallur lojtari më i mirë nga FIFA për vitin2018. Mesfushori i Realit të Madridit ishte lojtari kyç i përfaqësueses kroate në arritjen e finales së Kupës së Botës si dhe në fitimin e Champions League me madrilenët. Ndaj dhe shihet si favorite kryesor edhe për këtë trofe.

Ndërkohë kandidatura potenaciale janë edhe ato të dyshes franceze Mbappe-Griezmman të cilët shënuan së bashku plot 8 gola për fitimin e Botërorit Rusi 2018. Francezët po bëjnë mirë edhe me skuadrat e tyre respektive, Paris Saint Germain dhe Atletico Madrid ndaj suksesi i njërit prej tyre mund të mos jetë surprizë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN