Trump “ngrin” krizën me Kinën, akord për taksat dhe pronësinë intelektuale

Ata që mendonin që lufta midis superfuqive botërore do fillonte ashpër ditët e para të vitit të ardhshëm, do detyrohen të ndërrojnë mendje.

Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë arritur një “armëpushim” të rëndësishëm të luftës së tyre komerciale gjatë punimeve të G20 në Argjentinë, duke arritur disa marrëveshje lehtësuese për tregtinë midis dy vendeve.

Tweet i presidentit Trump për marrëveshjen me Kinën

Sipas deklaratës të shpërndarë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, rritja e doganës nga 10% në 25% për produktet kineze me vlerë 200 miliardë dollarë “u pezullua”.

Pezullimi vjen si pasojë e vendimit të Pekinit për mos të aplikuar taksën 40% për veturat të prodhuara në SHBA.

Fotografia zyrtare e takimit të delegacioneve Foto:AFP/Getty Images)

Vetë presidenti Trump deklaroi se “takimi me Xi ka qenë shumë frytdhënës dhe po hap mundësi të jashtëzakonshme për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti amerikan i ka kërkuar kinezëve edhe një tjetër marrëveshje të rëndësishme, ajo e anulimit të detyrimit që kanë kompanitë ndërkombëtare që prodhojnë në Kinë për të transferuar njohuritë e tyre teknologjike një kompanie lokale që vepron në tregun kinez.

Marrëveshja SHBA-Kinë u zhvillua në kuadër të takimeve të G20 në Buenos Aires 

Kjo “vjedhje e detyruar” e njohurive ka prodhuar ndër vite shumë abuzime, me produkte që nga tregu i brendshëm kinez kanë përfunduar në atë ndërkombëtar, me pasoja në pronësinë intelektuale por edhe në sigurinë e kompanive perëndimore ndaj sulmeve kibernetike.

Trump ka qenë i qartë në këtë pikë: o gjendet një zgjidhje brenda 90 ditëve të “armëpushimit”, ose taksat për mallrat kineze do të rriten sipas planeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN