42 mijë spektatorë në stërvitjen e Galatasaray-t

Po ashtu si edhe në stërvitjen e Boca Juniors, para ndeshjes së parë me River Plate edhe tifozët e Galatasaray-t kanë mbushur stadiumin në stërvitjen e skuadrës së tyre para derbit me Besiktas.

Mediat turke raportuan se të pranishëm në stadium ishin 42 mijë spektatorë, të cilët dhuruan edhe një atmosferë të jashtëzakonshme, ndërsa idhujt e tyre stërviteshin në fushë.

https://www.youtube.com/watch?v=UkIRH_Nqk18
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN