Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Akuza e Jeremic: Taksa për produktet serbe e miratuar nga Vucic

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 09:13 | Ballkani

Taksimi me 100% të vlerës për produktet serbe që hyjnë në Kosovë është vendosur me miratimin e Presidentit serb Alexandar Vucic. Kështu pretendon lideri i opozitës serbe Vuk Jeremic, i cili deklaroi se Vucic është takuar në Romë me Hashim Thaçin në 4 nëntor, për t’u dakordësuar mbi këtë lëvizje.

“Dy pyetje për Vucic”, shkroi Jeremic në Twitter. “A je takuar në fshehtësi me Hashim Thaçin në 4 nëntor të këtij viti, ditë e diel? A keni diskutuar për të rritur taksën mbi produktet nga Serbia qendrore si një mënyrë për të zbutur kundërshtarët ndërkombëtarë?”.

Ndërsa në një takim në Kragujevac me mbështetës së partisë së tij, Jeremic zgjeroi akuzën e tij. “Ata bashkëpunuan për këtë vendim, në mënyrë që njerëzit të mashtroheshin dhe të mendonin se ne ishim pranë luftës, për të pranuar më pas çdo marrëveshje që do të shmangte një gjë të tillë”, u shpreh Jeremic.

Taksimi i produkteve serbe që hyjnë në Kosovë me 100% të vlerës së tyre është kundërshtuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Komisionieri për zgjerim Johannes Han. Ai i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që ta shfuqizojë atë gjatë takimit që pati në Kosovë me autoritetet më të lartë të shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani