Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Askush s’e ndal City-n, merr tjetër fitore

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 23:01 | Futboll
Askush s’e ndal City-n, merr tjetër fitore

Kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City, i drejtuar nga spanjolli Guardiola, mori fitoren e 13 në 15 ndeshje në kampionat, një ecuri e shkëlqyer për ta deri në këtë fazë.

“Viktima” e radhës ishte Watford, të cilët edhe pse luanin në shtëpi nuk mundën të rrëmbenin të paktën një pikë nga kjo sfidë e vështirë.

Fillimisht ishte gjermani Sane, i cili kalon në avantazh City-n, ndërsa Mahrez dyfishoi rezultatin për City-n duke ua bërë vendasve të pamundur reagimin edhe pse shkurtuan diferencën 5 minuta nga mbyllja e kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën 41 pikëve nga 45 të mundshme deri në javën e 14, duke krijuar një distancë prej 5 pikësh nga Liverpooli i vendit të dytë.

Mbrëmjen e së enjtes në Premier League do të luhet edhe super takimi i kësaj jave mes Arsenalit dhe Manchester United.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli