Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Bora e verdhë” mbulon qytetet në Kinë!

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2018, 12:46 | Lifestyle

Një fenomen mjaft i veçantë ka ndodhur në disa qytete në veriperëndim të Kinës, të cilët janë mbuluar me borë të verdhë, duke krijuar pamje të rralla të shkaktuara si pasojë e një moti të ftohtë dhe stuhisë së rërës në ato rajone.

Video të filmuara nga banorët në rajonin e Xinjiang tregojnë borën, e cila më pas është mbuluar nga një shtresë rëre dhe pluhuri, të shkaktuara nga një fenomen i pazakontë.

Bora ka arritur një trashësi prej 10 deri në 20 centimetra në kryeqytetin e rajonit Urumqi dhe në qytetet Shihezi dhe Changji të shtunën.

https://www.youtube.com/watch?v=CnackksLnrE

Ndërsa shumë qytete në Xinjiang janë goditur nga erëra të forta e stuhia e rërës. “Në fillim vendi u mbulua nga bora, ndërsa më pas ishte kryesisht pluhur, i cili krijojë një shtresë tjetër mbi dëborën e bardhë”, u shpreh një banor.

Stuhitë e rërës janë të zakonshme në veriperëndim të Kinës, duke u krijuar si pasojë e erërave të forta, të cilat ngrenë rërën nga shkretëtira e Gobit, që krijon një shtresë të zymtë mbi qytete.

A2 CNN Livestream

Dita jonë