Dorëzohet qeveria franceze, taksa e karburantit do të pezullohet

Qeveria franceze është dorëzuar përballë zemërimit popullor lidhur me rritjen e çmimit të karburantit. Mediat lokale raportojnë se qeveria do të pezullojë taksën që nxiti protesta të dhunshme në vend.

Demonstratat kanë prekur qytetet e mëdha franceze duke shkaktuar dëme të konsiderueshme përgjatë 3 fundjavave të fundit. Kryeministri Edurd Philippe kërkoi arritjen e një kompromisi me protestuesit por ata i anuluan bisedimet, duke cituar kërcënime me vdekje nga ana e ekstremistëve në radhët e tyre.

E ashtuquajtura protesta e jelekëve të verdhë, nisi fillimisht si pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të karburantit, por u zgjerua më vonë në manifestim kundër kostove të larta të jetesës. 3 persona kanë vdekur që prej nisjes së trazirave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN