Dreri brilopatë, gjigandi që ecën qetësisht në rrugët e Alaskës…

Dreri brilopatë (Alces alces) është një nga gjitarët më të mëdhenj dhe paqësor të Amerikës së Veriut.

Mund të arrijë mbi 2 metra lartësi dhe është një nga simbolet e Alaskës, nga ku vjen edhe kjo video e postuar në rrjetet sociale.

Dreri gjigand duket sikur shëtit i qetë në rrugën kryesore, madje duke respektuar trafikun, i pa shqetësuar nga habia e shoferëve që ndalojnë makinat për të shkrepur një fotografi pranë “mbretit” të pyjeve të hemisferës së veriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN