Foto e rrallë e ushtarëve të parë shqiptarë – A2

Foto e rrallë e ushtarëve të parë shqiptarë

106 vjet nga krijimi i ushtrisë shqiptare, në muzeun e Forcave të Armatosura u çel ekspozita fotografike për ministrin e parë të Mbrojtjes të Shqipërisë, Mehmet Pashë Dërralla, i cili ka edhe 175-vjetorin e lindjes.

Gjithashtu, Arkivi i Forcave të Armatosura dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozuan disa fotografi dhe dokumente të pa publikuara më parë, të viteve të para të krijimit të Forcave të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në këtë përvjetor, publikoi edhe një fotografi ku shfaqen 4 ushtarakë shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Shqiptare në vitin 1912, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2