Irani teston raketën e re, mblidhet i alarmuar Këshilli i Sigurisë në OKB

Irani frikëson sërish Perëndimin. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të diskutuar testin e një rakete me rreze mesatare nga autoritetet ushtarake të Teheranit.

Prova, e deklaruar me sukses, ka ndodhur me datë 1 dhjetor, por vetëm tani po vinë reagimet e vendeve perëndimorë, kryesisht Franca dhe Anglia, që e kanë cilësuar testin si “provokativ dhe destabilizues” dhe jashtë kuadrit të rezolutës së OKB të vitit 2015 për çështjen bërthamore të Iranit, nga e cila presidenti Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara.

Mike Pompeo, sekretari i Shtetit amerikan, reagoi në Twitter duke dënuar aktin që sipas tij “përforcon riskun e një përhapje të tensioneve në rajon”, duke i kërkuar Iranit një tërheqje të menjëhershme nga aktiviteti i testimit të raketave që mund të transportojnë armë bërthamore”.

Nuk mungoi reagimi i Teheranit po në rrjetet sociale, ku Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi politikën e jashtme amerikane si “surreale” nga momenti që vetë Washingtoni është tërhequr nga e njëjta rezolutë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN