Moskovitët patinojnë nën hijen e Kremlinit, ceremoni për hapjen e pistës

kremilin 1100x620

Moskovitët mund të shijojnë sërish patinazhin në këmbët e Kremlinit dhe kubeve shumëngjyrëshe të katedrales së Shën Bazilit. Pista vjetore e patinazhit u hap këto ditë në të famshmin Sheshi i Kuq.

Pista është një atraksion sezonal në zonën e famshme ku prehet themeluesi i Bashkimit Sovjetik Vladimir Lenin. Ajo hapet për dashamirësit e patinazhit që prej 2005-s.

Në websajtin dedikuar pistës, thuhet se ajo mund të mirëpresë 450 patinatorë njëherësh. Ata që kërkojnë një mënyrë të pazakontë për të festuar Vitin e Ri, mund ta kalojnë atë në akull, ku numërimi mbrapsht do të bëhet në sfondin e orës Spasskaya në Kremlin.

Krahas patinazhit, qytetarët mund të shijojnë edhe ekspozitat e akullit me stilin sovjetik dhe cirkun rreth modelit të raketës Vostok, e cila çoi në hapësirë Yuri Gagarin.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 68 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit