Nisin shembjet në Laprakë, tashmë ka 3 protesta në Tiranë

Tashmë protestohet në 3 zona të ndryshme në Tiranë kundër projektit të Unazës se Madhe. Pas banorëve të “Astirit”, të cilët prej një muaji bllokojnë rrugën kryesore çdo ditë, dhe atyre të Shkozës që prej disa ditësh kundërshtojnë shembjen e disa banesave në këtë zonë, në protestë janë ngritur edhe banorë të Laprakës që preken nga ky projekt.

Fadromat e IKMT kanë nisur shembjet e disa godinave në këtë zonë, gjë që ka shkaktuar reagimin e banorëve dhe tensionimin e situatës. Disa prej tyre deklarojnë se janë njoftuar vetëm një ditë para se të nisë shembja ndërsa disa prej tyre kërcënojnë se do të ngujohen në shtëpi nëse atyre do t’u shemben banesat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN