Pasi “mësoi” gjithë historinë e artit, veprat e robotit artist shiten për mijëra dollarë! – A2

Pasi “mësoi” gjithë historinë e artit, veprat e robotit artist shiten për mijëra dollarë!

Ndoshta epoka e akademive të artit ka përfunduar. Madje, edhe vetë profesioni i piktorit.

Ndoshta në një të ardhme të afërt veprat artistike do firmosen jo nga njerëz të gjallë por nga mjeshtër të mbushur me… giga informacioni.

Shën Gjergji dhe dragoi, i pikturuar nga kompjuteri AICAN

Pararoja e tyre mund të jetë AICAN, një software i realizuar nga laboratorët Rutgers’ Art & Al, i cili pasi ka analizuar mbi 80 mijë vepra arti të 500 viteve të fundit, ka filluar të realizojë veprat e tij origjinale.

Një nga ekspozitat e AICAN

Të ekspozuara në qytete të ndryshme amerikane dhe jo vetëm, disa prej tyre kanë arritur në ankand vlera që tejkalojnë 15 mijë dollarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2