Rama në Samitin e Zagrebit: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor e lidhur fort me BE

Numri një i qeverisë shqiptare Edi Rama ka udhëtuar drejt Zagrebit ne Kroaci, i ftuar në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore.

Duke e vënë theksin te integrimi, Rama tha se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian dhe NATO.

Në të njëjtën kohë me këtë prioritet, kryeministri Rama deklaroi se duhet punuar edhe më fort për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar popujve tanë mundësi sa më të mëdha dhe zhvillim sa më të shpejtë.

Në samit ishte i pranishëm edhe eurokomisioneri Johanes Hahn, ndërsa në krah të Ramës ishte Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm.

Pjesë e agjendës së kësaj vizite zyrtare të Ramës në Kroaci është edhe një takim me homologun kroat, me të cilin Kryeministri pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp, ndërkohë që ai do të takohet edhe me Presidenten kroate dhe kryetarin e Parlamentit të Zagrebit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN