“Ringjallet” Cikalleshi: gol në Kupë me Goztepe

cikalleshi goztepede 1100x620

Një lajm i mirë për sulmin e Kombëtares. Sokol Cikalleshi po i rikthehet formës së dikurshme.

Sulmuesi kavajas ka shënuar sot golin e parë në fitoren e ekipit e tij të ri Goztepe në fushën e Nazilli Belediyespor, ndeshje e përfunduar 0-3 për miqtë, të cilët siguruan një vend në 16 më të mirat e Kupës së Turqisë.

Goli i Cikalleshit

Cikalleshi shënoi në minutën e 11 duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes, që i dha mundësinë t’i drejtohej portës dhe të shpalostë fuqinë e tij në gjuajtje (me një bashkëpunim të portierit).

Ky është goli i dytë në po aq ndeshje me Goztepe, si dhe i 14 i tij në Kupën e Turqisë nga viti 2015.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus
  • LAJMI I FUNDIT | Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë
  • LAJMI I FUNDIT | 8 pacientë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar