Brnabic: U tregova naive që i besova Ramës

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic tha në një konferencë për mediat se ishte treguar naive që i kishte besuar homologut shqiptar Edi Rama se mund të bindte Prishtinën të hiqte taksën prej 100% të vlerës mbi produktet serbe që hyjnë në Kosovë.

“Ai duhet të mendojë për të rritur cilësinë e jetës te qytetarët e shtetit të tij dhe të mos shpifë me qëllimin e krijimit të trazirave”, tha Brnabic. “Tani Serbia është politikisht në kaos dhe po na fajsojnë ne për vendimet e paarsyeshme të Prishtinës”.

Brnabic i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërhiqnin vendimin i cili duket si pjesë e politikave të shekullit të XIX.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN