Goditet “Ndragheta”, 90 të arrestuar në Europë

Pjesëtarët e organizatës famëkeqe italiane Ndrangheta, u vunë në shënjestër të një operacioni simultan policor në qytete të ndryshme europiane.

Qindra policë u përfshinë në operacionit që u shtri në Belgjike, Itali, Gjermani dhe Holandë. Të paktën 90 vetë u vunë në pranga dhe u sekuestruan 3 ton kokainë dhe 140 kg ekstazi. Personat e arrestuar dyshohen për trafikim droge, pastrim parash, mitmarrje dhe dhunë, siç bëri të ditur policia italiane dhe Eurojust, agjencia europuane që mbikëqyr bashkëpunimin gjyqësor në hetimet kriminale.

“Dua të theksoj edhe një herë se Ndrangheta ka celula qe operojnë, e bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në një rrjet që mbulon të gjithë Europën. Nëse mendojmë se e kemi shkatërruar Ndrangheta-n me këtë operacion, e kemi shumë gabim”, u shpreh Federico Cafiero, prokuror italian i anti mafias.

“Po, Ndrangheta ka mbërritur edhe në Gjermani. Dyshimi ynë më i madh është se mafia ka zhvilluar aktivitete kriminalistike në territorin tonë duke i ri investuar të ardhurat e fituara në institucione logjistike të tilla si restorantet”, tha Christian Hoppe, Policia Federale gjermane.

41 persona u arrestuan në Itali, 21 në gjermani, 14 në belgjikë, 5 në Holandë dhe dy në Luksemburg. Ndrangheta, me bazë në rajonin e Kalabrisë, është një prej grupeve kryesore te krimit te organizuar bashkë më Camorra-n e Napolit dhe Cosa Nostra-n siciliane.

Operacioni “Pollino”, i nisur që në 2016, vjen një ditë pasi policia italiane arrestoi Setimo Mineo, i zgjedhur si pasues i Toto Rinës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN