Haradinaj: Ushtria e Kosovës është për në Irak, jo për në veri

“Ushtrinë nuk po e formojmë për në veri, por për në Afganistan dhe Irak, për të ndihmuar aty ku ka nevojë”. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite ne komunitetin serb në zonën e Obiliqit.

I pyetur për kërcënimet që bëri vetëm pak orë më parë Kryeministrja serbe në lidhje me mundësinë e dërgimit të ushtrisë serbe në Kosovë në rast se formohet ushtria e Kosovës, Haradinaj tha se është i bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Projektligji që i hap rrugë shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri zyrtare pritet të votohet në Parlament më 14 dhjetor. Pak ditë më parë, vetë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i bindur që projektligji do të miratohej dhe se që prej asaj dite Kosova do të ketë ushtrinë e saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN