NATO kundër Ushtrisë së Kosovës: Mund të ketë pasoja të rënda – A2

NATO kundër Ushtrisë së Kosovës: Mund të ketë pasoja të rënda

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, një temë që është diskutuar me ministrat e vendeve anëtare të aleancës. “Vendimi vjen në momentin e gabuar”, u shpreh Soltenberg duke shtuar se çdo ndryshim i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të vijë në përputhje me Kushtetutën e vendit. “Ky vendim është në kundërshtim me këshillat e shumë vendeve anëtare të NATO-s dhe mund të ketë pasoja të rënda për integrimin e ardhshëm euro-atlantik të Kosovës”.

Stoltenberg kritikoi edhe taksën e vendosur për produktet serbe. “Kjo tarifë krijon ndarje dhe e bëjnë edhe më të vështirë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian”, u shpreh ai. “I inkurajojmë të dy palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos përdorin deklarata provokuese, por të bëjnë kompromisin e nevojshëm për të ecur përpara drejt një të ardhme më të mirë”, shtoi Stoltenberg.

Qeveria e Republikës së Kosovës kohë më parë u ka dhënë dritën jeshile tri projektligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Republikës së Kosovës, ndërsa votimi i tyre është parashikuar për datën 14 dhjetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2