Rita “heq ngjyrat”, por sërish ka klas – A2

Rita “heq ngjyrat”, por sërish ka klas

Rita Ora

Kohët e fundit ajo është përfshirë nga thashethemet për nisjen e një romance me Andrew Garfield, por pavarësisht këtyre, Rita Ora duket shumë e lirë dhe e qetë të shijojë një darkë me miqtë e saj në Hollywood.

Rita asnjëherë nuk zhgënjen, madje gjithmonë befason për mirë fansat e saj me veshjen që zgjedh. Ajo njihet si një fanse e ngjyrave dhe shpesh e kemi parë të eksperimentojë me to, por teksa është fotografuar në dalje nga restoranti pas darkës, Rita ishte e veshur e gjitha bardhezi.

Një zgjedhje e veçantë që tregonte klasin e këngëtares me famë botërore e me origjinë shqiptare.

Shkarkoni aplikacionin e A2