Sërish panik te Boca, alarm për bombë gjatë stërvitjes

Teksa skuadra e Boca Juniors ka qenë duke u përgatitur për finalen e 9 dhjetorit, një ditë më parë në stadiumin “Bonbonera” kanë rënë një seri alarmesh për një bombë të mundshme të cilat më pas kanë rezultuar false.

Tifozë të shumtë në mbështetje të skuadrës pak ditë përpara finales, apo dhe persona të cilët po vizitonin muzeun e stadiumit janë evakuuar nga policia pas një telefonatë anonime.

Autoritetet vijojnë të mbeten në investigim të kësaj ngjarjeje, megjithatë finalja e transferuar në Spanjë ka minimizuar frikën për një sulm të mundshëm gjatë ndeshjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN