Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Studentët në protestë kundër rritjes së tarifave

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2018, 11:39 | Aktualitet

Studentë nga universitete të ndryshme të Tiranës protestuan përpara Ministrisë së Arsimit kundër tarifave universitare. Kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur dhe që pagesa e tarifës së shkollës të kryhet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Të pyetur nga A2 News se përse kishin dalë në protestë, shumë pjesëmarrës nuk donin të flisnin dhe të shpjegonin arsyen se përse ishin aty.

Ndërsa protesta vazhdonte, trafiku përpara Ministrisë së Arsimit ishte i bllokuar, e për rrjedhojë edhe transporti publik. Ndërkaq protestës iu bashkuan edhe student të tjerë.

Studentët paralajmëruan se protesta do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë