Tërmeti i fuqishëm 7.5 godet ishujt “parajsë” në Paqësor

Ishujt e Oqeanit Paqësor u goditën sot nga një valë tërmetesh shumë të fortë, ku më domethënësi arriti një magnitudë 7.5.

Tërmeti, që për karakteristikat e tij mund të ishte vërtet shkatërrues, deri në këtë moment nuk ka shkaktuar asnjë viktimë apo dëme të rënda, falë karakteristikës së zonës.

Epiqendra e tërmetit

Epiqendra e tërmetit është identifikuar në ishujt e Kalendonisë së Re, që i përkasin Francës dhe konsiderohen si një parajsë e turizmit botëror.

Për fat të mirë, autoritetet qetësuan popullsinë mbi rreziqet e një cunami të mundshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN