Wilder poston videon: E mposhta Fury-n, arbitri gaboi! – A2

Wilder poston videon: E mposhta Fury-n, arbitri gaboi!

Deontay Wilder-Tyson Furyn ishte një nga ndeshjet me vëmendjen më të madhe gjatë viteve të fundit në sportin e boksit, e cila u mbyllur në barazim, por replikat po vazhdojnë gjatë mes dy protagonistëve.

Përballja në ring tregoi se Fury për pjesën më të madhe të kohës dominoi sfidën, duke qenë në gjendje që të kontrollonte sulmet e Wilder, edhe pse ky i fundit në 2 momente pikërisht në raundin 9 dhe 12 arriti ta hedhë në “knock down” Furyn.

Pikërisht “knock down”-i i dytë ishte ai që krijoi polemika dhe mbështetësit, por edhe stafi i amerikanit pretenduan se arbitri e vonoi numërimin, ndërsa tashmë për këtë rast ka reaguar edhe vetë boksieri.

Wilder ka postuar një video në llogarinë e tij të “Instagrim”-it me anë të së cilës pretendon se arbitri e nisi numërimin me vonesë dhe Tyson Furyn ka qëndruar më shumë se 10 sekonda i shtrirë në ring.

Pavarësisht polemikave kjo ndeshje u vendos në barazim dhe Deontay Wilder vazhdon të mbajë titujt, por ai deklaroi gjithashtu se e ka në plan që të ndeshet sërish me Tyson Furyn.

Shkarkoni aplikacionin e A2