Aksident i rëndë rrugor në Vlorë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Vlorë-Orikum.

Policia ka të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, ku një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin V.B. është përplasur me një motor të tipit “Honda”.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motorit shtetasi A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN