Arrestohet në Itali shqiptari Lupen Allçiu, drejtonte grupin e grabitësve

Policia italiane ka vënë në pranga 4 shqiptarë në provincën e Fano-s, të cilët akuzohen për grabitje apartamentesh e vilash.

Mediat në Itali raportojnë se grupi i grabitësve drejtohej nga 41-vjeçari shqiptar Lupen Allçiu, i cili kishte ndryshuar emrin duke e bërë të ngjashëm me atë të personazhit të romaneve të Leblanc.

Një nga anëtarët e grupit të grabitësve

Ndërkohë, 3 shqiptarët e tjerë janë identifikuar si Mario Tuci, 34 vjeç, Ervis Dema, 25 vjeç, Altin Çoba, 29 vjeç. Të arrestuarit akuzohen tashmë për krijim të grupit kriminal që kishte si synim grabitjen e apartamenteve dhe vilave.

Lupen Allçiu nuk është i panjohur për policinë italiane, pasi është vënë në pranga 7 vite më parë pasi ishte akuzuar për tentativë vrasje dhe fshehje mallrash të vjedhur.

Ai ishte pjesë e ngjarjes në vitin 2011 ku mbeti i vrarë nga karabinierët 26-vjeçari shqiptar Fatmir Xhafa. Viktima dhe 3 shqiptarë të tjerë, mes tyre edhe Lupen Allçiu, nuk ndaluan me dhënien e urdhrit “Ndal” nga karabinierët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN